JOQ Albania
Home

“Do lëviz çdo gur për të ndërtuar qendrën time tregtare, Veliaj me ka vënë gjobë 7 milion euroshe”
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 12/02/2019 16:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Deputeti i Kosovës dhe biznesmeni Ramiz Kelmendi ka dhënë një intervistë të drejtpërdrejtë nga ambientet e spitalit, pasi gjendja e tij shëndetësore nuk ka qenë e mirë. Kelmendi është shprehur se sapo të bëhet mirë dhe të dalë nga spitali i Stambollit, ai do të vazhdojë të luftojë për ngritjen e ndërtesës së tij në periferi të Tiranës.

Deputeti ka thënë se ndërtimi i tij nuk është i jashtligjshëm, por gjithashtu është shprehur se nuk do që problemi i tij të bëhet molla e sherrit mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Ramiz Kelmedi i ka mohuar akuzat e Veliajt se e ka shantazhuar. Kjo është e patolerueshme nga ana e një investitori është shprehur ai.

Deputeti ka akuzuar sërish inspektorët e bashkisë se kishin prishur në mënyrë abuzive rrethimin e zonës së ndërtimit. Ata kishin hyrë ditën e dielë, në mënyrë klandestine sipas deputetit dhe e kishin shembur objektin që ishte ndërtuar.

Sipas Kelmendit, pas nisjes së punimeve vetë Veliaj ka kërkuar nga firma e tij, që ti falë tokën Bashkisë së Tiranës, pronë me vlerë 7 milionë Euro.

Deklarata e deputetit nga spitali:

Ndërtimi im do jetë një bazë shtesë për eksportimin e frutave dhe perimeve në Europë. Më nevojitej ky objekt në Tiranë që nxjerrja e çmimit të mesëm të jetë i aksesueshëm.
Unë do ndjek të gjitha rrugët, si politike dhe ligjore për ngritjen e objektit tim, do lëviz çdo gur. Nuk dua që problemi im të jetë mollë sherri."

Gazetari e pyet:

A ka lëvizje nga prokuroria e Tiranës?"

Deputeti shton:

Asnjë biznes apo biznesmen investitor i huaj nuk mundet ta shantazojë bashkinë. Bashkia i ka marrë lekët i ka përdorur lekët, e pastaj ta quash investitorin see ka shantazhuar bashkinë është e tepërt. Të shtunë ka dërguar vëzhguesit, të dielën e kanë rrëzuar tërë objektin në mënyrë klandestine.
Policia nuk ka marrë asnjë masë. Nuk jemi as dhunues, ne sjemi nga ata që nuk zbatojmë ligjin. Unë nuk përzihem në punët e brendshme politike të Shqipërisë.
Bashkëpunim për dëmtim serioz ndaj një investitori, mbase sepse bie ndesh në politkat e tyre për mosdëmtimin e ndonjë biznesi që kanë interes ata vetë."

Gazetari:

Keni qenë në dijeni nga bashkia për shpronësim apo për zhvillime të tjera?"

Deputeti përgjigjet:

Procesi i lejeve ka zgjatur më shumë se 2 vite dhe gjatë kësaj kohe nuk ka pasur asnjë diskutim për zhvillime. Kam biseduar me bashkinë dhe me Veliajn dhe e kam pyetur a ka zhvillime dhe më është shprehur se nuk asnjë zhvillim, pasi terminali sipas tij ka tokën e vetë. Ai nuk na ka thënë asgjë në lidhje me leje zhvillimore apo gjë tjetër."

Nëse do ishit në dijeni të një projekti, do kishit aplikuar për leje dhe të kishit paguar 1.6 mln euro?

Unë e kam pyetur kryebashkiakun a është e lirë kjo pronë? Për asnjë moment, deri kur kam paguar paratë gjithçka më kanë thënë se është e rregullt dhe ligjore. Nuk duhej të ishin paguar të gjithë ato para.
Shikoni, nëse ka dokument shpronësimi që është bërë në ministrinë e Transportit që ka pasur shpronësim dhe ka nënshkruar Veliaj për investimin, ky është një krim i organizuar mes Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenëve të ndryshëm, për ti shkaktuar dëm kompanisë time."

Keni pasur ndonjë kontakt me Ramën apo njerëz të tij?

Jo nuk më ka kontaktuar asnjeri. Por para se të jepej leja, kemi pasur një mirëkuptim mes Ramës, Veliaj dhe është shprehur se do të jepej leje brenda 5 ditësh. Por leja është dhënë shumë vonë. Unë kam pasur disa takime dhe në asnjërin prej takimeve nuk kam pasur asnjë deklaratë që prona nuk do të jepej?"

Ju thoni se në Tiranë ka mafie pronash dhe që po largojnë biznesmenët?

Nuk është e nevojshme që kryebashkiaku ti thotë njeriut tim në takim, ‘a e di sa vlen tani ajo pronë’. Kryebashkiaku nuk ka pse të interesohet se sa vlen ajo pronë, por duhej të ishte gati për të treguar se bashkëpunimi mes Shqipërisë e Kosovës është i mirë. Unë kam investuar dhe në Mal të Zi e Maqedoni e të gjitha lejet i kam marrë sipas ligjeve në fuqi."