JOQ Albania
Home

Qytetari nuk i mban dot lotët: Kam një vit pa drita dhe me tre invalidë në shtëpi
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 12/02/2019 17:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka udhëtuar sot drejt qytetit të Elbasanit, ndërsa më parë ishte ndalur në Pogradec.

Njëri prej qytetarëve nuk i ka mbajtur dot lotët përballë Bashës.

Ai i shprehu kreut të opozitës shqetësimin se në shtëpi ka tre persona invalidë dhe prej një viti është pa drita.

Ai tha:

Kam një vit pa drita. Këta komunistë. Këta fytyra të poshtra. S’kam lënë derë pa trokitur, nga nuk kërkova, kam tre invalidë në shtëpi shkova në ministri dhe kur erdhi puna më nxorrën mua me shqelma, në ministri ska njeri, ju kërkova ju, nuk ju gjeta dot.

Menjëherë pasi mbaroi fjalën, Basha i premtoi qytetarit se do t’ja zgjidhte problemin.

Basha u shpreh:

Ja ku me ke mua, erdha këtu, bëhu i fortë se unë e di që je shumë i prekur. Ne jemi këtu për ju nuk do iu lëmë vetëm do të gjejmë një zgjidhje për ju dhe për ata tre persona invalidë që ke në shtëpi.