JOQ Albania
Home

E kanë djalin 10-vjeçar të prekur nga autizmi, me sytë nga Zoti familja që jeton me 5 mijë lekë në muaj bën apelin therës
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12/02/2019 17:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

I shumtë është numri i familjeve të varfra në Shqipëri dhe akoma më rrëqethëse janë historitë e tyre.

Fëmijë me sytë të mbushur me lot, të moshuar që jetojnë në mes të mjerimit, janë thjesht disa prej historive shqiptare në fshatrat e thellë të vendit.

Familja Llapushi në fshatin Somotinë të Pogradecit jetojnë në kushte tejet të vështira jetese.

Çifti Llapushi janë prindër të 4 fëmijëve dhe djali i tyre i madh vetëm 10 vjeç, është me autizëm.

Ai po trajtohet me medikamente dhe frekuenton një shkollë speciale.

Ata jetojnë në një shtëpi gjendja e të cilës është përtokë. Të gjithë i luten Zotit që çatia të mos i bjerë në kokë e t’i zërë poshtë.

Ardiani, babai i vogëlushit, është i vetmi i cili mund ta kontrollojë të birin. Mundësitë e tyre ekonomike janë zero, pasi e vetmja e ardhur për këtë familje me 6 anëtarë janë 5 mijë lekë ndihmë ekonomike.