JOQ Albania
Home

Tifozët ofendojnë futbollistin serb, shqiptari ndërpret lojën
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 12/02/2019 17:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Javët e fundit, futbolli italian është bërë pre e racizmit dhe thuajse në çdo javë ka skena të papëlqyeshme.

Një episod i shëmtuar ka ndodhur edhe në ndeshjen e të rinjve, aty ku lojtari serb i Fiorentinës, Duzhan Vlahoviç është ofenduar nga tifozët.

Ata e kanë quajtur "cigan m*ti".

Interesant është fakti se menjëherë pas këtij momenti, ka ndërjyrë futbollisti shqiptar Erald Lakti, i cili është dhe kapiteni i Fiorentinës.

Ai ka kërkuar ndërprerjen e ndeshjes për t’i ardhur në mbështetje serbit.

"Panorama Sport" shkruan se Lakti i ka thënë arbitrave se takimi nuk mund të luhej në kushte të tilla dhe këto skena janë të paparanueshme.