JOQ Albania
Home

Çmenden policët e Sandrit/ “Efektivi i forcave të ndëryrjes së shpejtë tenton të përdhunojë studenten në Fakultetin Juridik”
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 12/02/2019 17:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Jo më larg se dje policia bëri arrestimin e menjëhershëm të shefit të policisë në Malësinë e Madhe, Berhan Bajrakurtit, pasi ky i fundit akuzohet për ngacmim seksual nga një 15-vjeçareje.

Videoja shokuese ku ai luante me organin e tij gjenital u përhap gjerësisht në rrjetet sociale. Denoncimin për mediat e bëri nëna e 15-vjeçares, e cila është shprehur se pas kësaj ngjarjeje te tmerrshme ajo dhe familja e saj do të largohen nga vendi.

Ndërsa sot një tjetër skandal ka plasur në media. Një polic i forcave të ndërhyrjes së shpejtë është denoncuar nga studentët pasi i veshur civil ka tentuar të përdhunojë një studente në Fakultetin Juridik të Universitetit të Shkodrës.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik këtë denoncim. Sipas denoncuesit, kanë qenë studentët që e kanë bllokuar në banjo deri kur ka mbërritur policia.

Denoncimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Narkoperdhunuesi me uniforme arrestohet nga studentet!
Polici i forcave te nderyrjes se shpejte vishet civil, tenton te perdhunoje studenten ne Fakultetin Juridik ne Shkoder.
Studentet e arrestojne dhe ndryjne ne banjo. Ju lumte!!
Lexoni mesazhin e studentit dixhital. sb
Zoti Berisha tani sapo eshte arrestuar ne fakultetin juridik ne Shkoder nje polic i veshur civil i cili ka 2 dite qe ngacmon vajzat e fakultetit dhe njeren ka tentuat per ta perdhunuar. Perdhunuesi eshte efektiv i forcave te mderhyrjes se shpejte.Studentet vajza jane shokuar shume por me nderhyrjen e djemve perdhunuesi eshte mbajtur i mbyllur ne banjo deri sa ka ardhur policia. Policia dje nuk ka bere asgje Ai ka qen edhe dje ku ka ngacmuar dhe nje pedagoge.Kjo eshte policia edvin kristaq rames."