JOQ Albania
Home

Skandal/ “Banesat sociale blihen nga punonjësit e Bashkisë dhe drejtori i spitalit”
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 12/02/2019 17:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Historitë e skandaleve në Shqipëri nuk kanë fund. E mira është se populli shqiptar është ndërgjegjësuar dhe po i denoncojnë shkeljet publikisht.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur hije skandali për banesat sociale në qytetin e Pukës. Dy qytetarë i kanë dërguar mesazh Berishës se banesat sociale në Pukë po blihen nga punonjësit e bashkisë dhe nga drejtori i spitalit, ndërkohë që ato janë ndërtuar për njerëzit në nevojë.

Mesazhi i parë i qytetarit:

Psh doktor Berisha.duke parë situatën dhe skandalet që kanë kapur qeverinë Rama.kane filluar edhe në bashkine Pukë skandal mbas skandali,jane bere shtëpitë sociale për njerëzit në nevojë.ka 4 muaj që kanë përfunduar dhe nuk i fusin mbrënda aty.sepse janë blerë nga punonjësit e bashkisë.dhe nga drejtori i spitalit dhe njerëz të afërt të kryetarit të bashkisë.respekt doktor berisha.”

Më tej Berisha ka publikuar edhe meszhin e një tjetër qytetari nga Puka, që shprehet se punonjësit e fabrikës së këpucëve kanë 3 muaj pa marrë rrogat, ndërsa Kryetari i Bashkisë është palë me pronarin.

Mesazhi i dytë:

Fabrika e këpucëve në Pukë. Kanë 3 muaj pa rroga kompania ka shpallur falimentimin kryetari I bashkisë palë me pronarin e kompanisë.familjet e shkreta do mbesin pa këtë vit të ri.e di sa është rroga 17000ne muaj.siguracionet I kanë pasur paguar vetë punonjësit.anonim ju lutem.”