JOQ Albania
Home

Kriza në kampionat, Chelsea hedh sytë nga lojtari i Milanit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 12/02/2019 17:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Chelsea po kalon një moment të keq në Angli teksa kriza duket se është ulur këmbëkryq te londinezët.

Këtë e dëshmon humbja 6-0 ndaj Manchester Cityt mbrëmjen e së dielës.

Drejtuesit kanë filluar të hedhin sytë nga merkatoja dhe objektiv primar është mesfushori i Milanit, Franck Kessie.

Kessie ka mundësi të mëdha të largohet nga Milani në fund të sezonit, pasi ofertat në drejtim të tij janë të shumta.

Chelsea po mendon që në ofertën për Kessie ta përfshijë edhe Tiemoue Bakayoko, mesfushori francez që aktualisht është i huazuar te Milan.

Nuk dihet a do pranojë Milani, pasi deri në këto momente, Kessie, Bakayoko dhe Paqueta duket se kanë formuar një treshe perfekte në repartin e mesfushës.