JOQ Albania
Home

Kishte dalë për foto në breg të detit, modelja kafshohet në të pasme nga një dosë e uritur
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 12/02/2019 20:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një modele fitnesi është sulmuar atëherë kur nuk e priste nga një dosë.

Michelle Lewin ishte në plazh gjatë pushimeve të saj në Bahamas, kur një dosë “e pacipë” e kafshoi tek të pasmet.

Bukuroshja venezueliane ishte duke ecur përgjatë rërës ndërkohë që një person tjetër po filmonte, dhe pikërisht aty u shfaqen edhe miqtë e paftuar.

Por, edhe pse u mundua të largohej, grupi i derrave vazhdoi t’i shkonte nga pas. Pasi arriti të shpëtonte nga kafshët e “uritura’, Michelle tregoi për kamerën se si e kishte katandisur dosa që e kafshoi.

Lewin e ndau videon në llogarinë e saj ku ndiqet nga më shumë se 13.3 milionë fansa dhe 4 milionë prej tyre e kishin parë videon vetëm 12 orë pas publikimit. JOQ Albania