JOQ Albania
Home

Për të jetuar një jetë të gjatë dhe të shëndetshme duhet të bëni vetëm këtë gjë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 16/02/2019 19:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ushqimi me një dietë të mirë-balancuar mund të jetë çelësi i një jete të gjatë. Por, asnjë përpjekje nuk do të ishte efektive nëse nuk pini ujë, shumë ujë.

Është shumë e rëndësishme që të konsumoni shumë gjatë jetës suaj në mënyrë që të shmangni dehidratimin.

Dietologia Juliette Kellow shpjegon se dy të tretat e trupit tonë është i përbërë nga uji, kështu që duhet të siguroheni që kjo sasi e ujit të mos mungojë.

Por, ne bëhemi më të ndjeshëm ndaj dehidrimit kur fillojmë të plakemi dhe sasia e ujit në trupin e njeriut zvogëlohet nga rreth 75 për qind në lindje, në rreth 55 për qind në moshë të vjetër.

Ndërsa sasia e lëngjeve që duhet të pini ndryshon nga personi në person, është e rëndësishme të siguroheni që të pini të paktën dy litra ujë çdo ditë.

Pra, sipas dietologes Kellow nëse doni të jetoni sa më shumë, duhet të pini rregullisht ujë, sidomos nëse nuk jeni më në moshë të re. JOQ Albania