JOQ Albania
Home

Ndryshoi ngjyrë brenda 24 orëve/ “Gjanica”, lumi më i ndotur në Shqipëri
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 01/03/2019 16:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Lumi Gjanica që përshkon mes përmes qytetin e Fierit dhe disa fshatra të Mallakastrës ka ndryshuar ngjyrë brenda 24 orëve.

Mësohet se uji i lumit Gjanica ka marrë ngjyrë të zezë për shkak të pastrimit të depozitave të naftës. Kurse një ditë më parë kishte ngjyrë tjetër për shkak të mbetjeve të tjera që derdhen nga uzina e përpunimit të naftës në Ballsh.

Prej shumë  vitesh mbetjet e naftës përfundojnë pa kontroll në përrenj, të cilët më pas bashkohen me Lumin Gjanica.

Ndotja nga uzina e përpunimit të naftës në Ballsh dhe nga mbetjet hidrokarbure që krijohen nga puset e naftës në zonën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës kanë bërë që Gjanica të jetë lumi më i ndotur në Shqipëri.

Pasojat e gjithë kësaj ndotjeje i vuajnë qytetarët, pasi problemet shëndetësore që shkakton ndotja janë të shumta.