JOQ Albania
Home

Humbi gjysmën e fytyrës prej kancerit, 22-vjeçarja martohet me dashurinë e jetës së saj
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 01/03/2019 23:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 22-vjeçare, të cilës mjekët i kishin dhënë vetëm 12 muaj jetë, është martuar me dashurinë e jetës së saj.

Joanne Coleman kishte dhimbje në nofulla dhe mendoi se po i dilnin dhëmballët e pjekurisë, por rezultoi se dhimbja vinte nga diçka tjetër, vdekjeprurëse.

E reja u diagnostikua me kancer në lëkurë, dhe ishte mirënjohëse që ishte gjallë ndërkohë që shkëmbente betimet me te fejuarin e saj, Josh.

Joanne-s i kishin thënë mjekët se kishte vetëm një vit jetë, ndërkohë që kanceri i kishte pushtuar gjysmën e fytyrës dhe syrin e djathtë.

E veshur me një fustan tradicional të bardhë, 22-vjeçarja harroi për një ditë se çfarë i kishte ndodhur me fytyrën dhe shijoi ditën e saj të madhe.

Në një postim në Facebook ajo shkruante:

Supozohej të kisha vdekur, kështu që mund ta përballoj faktin që nuk mund të lëviz nofullën dhe kam një sy. Jam e lumtur për këtë. Jam ende gjallë dhe e lumtur.”