JOQ Albania
Home

Ndodh mrekullia me 4-vjeçaren, bëhet e para në botë që mposht një kancer agresiv
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 08/03/2019 14:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një vajzë e vogël, të cilët mjekët i kishin dhënë vetëm 4 për qind shanse mbijetese, arriti të mposhte sëmundjen e saj vdekjeprurëse.

4-vjeçarja, Isla Caton u diagnostikua me neuroblastoma të shkallës së katërt në mars të vitit 2017.

Në atë kohë, mjekët e njoftuan familjen e saj se me shumë mundësi vogëlushja nuk do ia dilte.

Gjithsesi, pasi mori një trajtim që provohej për herë të parë në Barcelonë, Isla u bë e para në botë që mposhti kancerin agresiv.

Duke folur për mediat në Spanjë, nëna e Islas, Nikki tha se ajo po kërcente nga gëzimi në mes të dhomës kur mori vesh lajmin e mirë.

Vajza e vogël ishte e katërta në listën e pritjes për trajtimin eksperimental, por më mjekët vendosën që ajo duhet të ishte e para në botë që do të provonte këtë trajtim.