JOQ Albania
Home

Femra nga e gjithë bota me veshje tradicionale shqiptare urojnë 8 Marsin
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 08/03/2019 17:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ambasada Shqiptare në Londër ka vendosur të bëjë një urim të veçantë për të gjithë femrat shqiptare, me rastin e festës së 8 marsit.

Gra dhe vajza të ndryshme nga e gjithë bota janë veshur me kostume tradicionale shqiptare.

Secila prej tyre ka dhënë një mesazh urimi në gjuhën shqipe.

Mesazhi kryesor i kësaj videoje ishe:

Sepse ti, gruaja shqiptare, je frymëzim dhe krenari kudo në botë.

Gratë e paraqitura në video, janë me profesione të ndryshme, duke filluar që nga, studente, prezantuese, mësuese, shkrimtare, etj.