JOQ Albania
Home

Lindi me dy koka/ Babai e refuzon fëmijën dhe e varros të gjallë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 13/03/2019 23:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një foshnje me dy koka, që u varros i gjallë nga babai i tij, tashmë do të fillojë një jetë të re falë një operacioni.

Kirurgët thanë se fëmija, i cili nuk është emëruar, ka lindur në Kashmir të Indisë, me një kokë të dytë të ngjitur pas kafkës.

Për shkak të anomalisë, e cila ishte e mbushur me materie truri jofunksional, babai e refuzoi të porsalindurin dhe u përpoq që ta varroste.

Por një punonjës tek varrezat kishte dëgjuar klithmat e të voglit ndërkohë që i ati mundohej ta fuste nën tokë.

Fëmija u shpëtua dhe u dërgua në spital ku iu bë edhe ndërhyrja që e shpëtoi nga koka e tij shtesë.