JOQ Albania
Home

Mosndëshkimi i zyrtarëve dhe presioni ndaj gazetarëve, raporti i DASH i nxin faqen Shqipërisë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 13/03/2019 23:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për të drejtat e njeriut. Në pjesën për Shqipërinë, theksohet se mosndëshkimi mbetet problem. Zyrtarët e lartë, gjyqtarët, persona me influencë dhe biznesmenët shpeshherë arrinin të shmangnin ndjekjen penale.

Më tej përmendet edhe korrupsioni në radhët e policisë, pavarësisht mekanizmave të hetimit. Përsa i përket lirisë së medias, në raport thuhet se pati ushtrim presioni ekonomik dhe politik. Këtu u përfshinë kërcënimet dhe dhuna ndaj gazetarëve.

Për pronarët e bizneseve, thuhet se kanë përdorur mediat për të promovuar interesat e partive politike. Puna e gazetarëve ndërkohë ishte më pak e pavarur, për shkak të mungesës së kontratave, mungesës së fondeve dhe presioneve.

Këto ndikuan edhe në anshmërinë e raportimeve. Në raport flitet edhe për publikimin e lajmeve të rreme, si dhe sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala. Për gazetarët thuhet, se për të shmangur dhunën dhe presionin nga botuesi, përdorën autocensurën. Raporti flet edhe për urdhërin e qeverisë për pajisjen e portaleve me numër NIPT-i.