JOQ Albania
Home

Po vdesin njerëz nga mungesa e energjisë elektrike, tashmë edhe uji është bërë i zi në Venezuelë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 13/03/2019 23:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pasi prej javësh vuajnë nga mungesa e ujit dhe e energjisë elektrike, banorët në Venezuelë janë përballur me një problem tjetër.

Në rubinetet e tyre filloi të dalë ujë i zi.

Prej disa kohësh tashmë vendi në Amerikën e Jugut është goditur nga një kaos ekonomik që po sjell edhe vdekje të shumta.

Banorët në San Diego, shteti Carabobo, i kanë “përmbytur” mediat sociale me fotografi dhe video të ujit të zi ndërsa ankoheshin se ishte kontaminuar edhe me naftë.

Qyteti ka gati një muaj që vuan nga mungesa e ujit ndërsa pas ndërprerjes së energjisë me dhjetra të sëmurë e foshnja kanë vdekur nëpër spitale.