JOQ Albania
Home

Akuzohej për abuzime s*ksuale me fëmijë, prifti 70-vjeçar gjendet i vrarë në shtëpi
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 13/03/2019 23:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një prift i turpëruar nga Nju Xhersi, i cili u shpërngul në Nevada, për t’u shpëtuar akuzave për abuzim seksual me të mitur, është gjendur i vrarë.

70-vjeçari, John Capparelli u gjet i qëlluar me armë në shtëpinë e tij të re rreth orës 9:30 me orën lokale.

Autoritetet vendase nuk kanë lëshuar ende detaje rreth rastit, por e kanë cilësuar vdekjen e priftit si vrasje.

Capparaelli u zhvendos nga vendi ku jetonte në vitin 2016 pasi akuzohej për joshjen e djemve të rinj dhe fotografimin e tyre në rroba banje, ndërkohë që shërbente në dioqezën Nju Xhersit.

Nuk dihet ende nëse vrasja është e lidhur me ndonjë nga rastet e abuzimit.