JOQ Albania
Home

Kovac pranon humbjen dhe komplimenton kundërshtarët: Sot kemi kuptuar limitet tona
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 14/03/2019 0:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Bayern-Lierpool ishte padyshim sfida kryesore e mbrëmjes së sotme në Champions League.

Anglezët arritën të fitonin me rezultatin 1-3, duke nxjerrë jashtë kompeticionit gjermanët.

Pjesa e parë u mbyll në barazim, por në të dytën djemtë e Jurgen Kloop u treguan më deçizivë duke mposhtur dy herë të tjera Neuer.

Pas ndeshjes, trajneri i bavarezëve, Niko Kovac pranoi humbjen dhe komplimentoi kundërshtarët.

Sipas tij sot Bayerni kuptoi limitet e veta. Kroati tha gjithashtu se ata që ishin në fushë dhanë gjithçka, por Liverpool kishte më shumë kualitete.

Kovac tha:

Luajtëm ndaj një skuadre shumë të fortë dhe Klopp me djemtë e tij duhen uruar për paraqitjen e bërë. Ata ishin rreshtuar mirë, bënë lojën e tyre duke mos na lejuar ne të futemi në lojën tonë, prandaj kemi humbur me meritë. Presioni shumë i madh? Ishte merita e kundërshtarit që ishte shumë kompakt dhe luante me zgjuarsi. Sot kemi kuptuar limitet tona. Neuer? Nuk i vë faj për golin e parë, ai nuk e dinte nëse Rafinha do ta ndalonte Mane. Nuk duhet të flasim për ata që mungonin, ata që ishin në fushë dhanë gjithçka, nuk ka justifikime.