JOQ Albania
Home

Krim makabër/ Dy djem të mitur lidhin me litar dhe torturojnë barbarisht tre vjeçarin për vdekje
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 14/03/2019 8:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një fëmijë tre vjeçar është gjetur i masakruar shumë pranë shtëpisë së tij. Mësohet se vogëlushi kishte dalë për të luajtur me shokët, por më pas nuk ishte kthyer më në shtëpinë e tij.

Kanë qenë prindërit ata që kanë lajmëruar policinë nga mungesa e djalit të tyre. Sipas asaj që raporton raporton ‘’Daily Mail’’ djali është gjetur  1 km larg shtëpisë së tij i masakruar.

Autorët e këtij krimi makabër kanë qenë, dy djem të moshës shtatë dhe tetë vjeç.

Foto ilustuese

Ata kanë teguar në polici se çfarë ndodhi me 3- vjeçarin. Fillimisht e kishin lidhur me litar dhe më pas e kishin qëlluar me gurë.

Trupin e masakruar të tre vjeçarit e kishin hedhur më pas në një zonë ku kishte mbetje inerte.

Por babai viktimës beson se një person e tretë mund të jetë përfshirë në këtë krim makabër, pasi sipas tij fëmijët nuk mund të zhvendosnin vogëlushin dhe ta çonin tek zona ku ishte hedhur. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në Afrikën e Jugut.