JOQ Albania
Home

Temperatura deri në 15 gradë celsius, kështu parashikohet të jetë moti sot
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 14/03/2019 8:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Moti në vendin tonë gjatë ditës së sotme do të dominohet nga vranësirat. Reshjet e shiu do të jenë të pranishme në zonat bregdetare dhe ato të ulëta, kurse në zonat malore do të vazhdojnë të bien reshje bore.

Edhe gjatë mbrëmjes do të ketë vranësira, të cilat do të jenë më të shumta në rajonin Juglindor të Shqipërisë.

Temperaturat do të jenë më të larta këtë mëngjes, por do të ulen gjatë mesditës. Temperatura minimale do të jetë -3 gradë celsius, kurse ajo minimale 15 gradë celsius.

Kurse era do fryjë mesatare deri e fortë në det, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor ndërsa në det krijohet dallgëzim 3-4 ballë.