JOQ Albania
Home

‘’Nuk do ta harroj kurrë”, vajza që i shpëtoi vdekjes rrëfen se si tragjedia e Gërdecit i ndryshoi jetën
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 14/03/2019 10:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sot Gërdeci ka pamjen e një fshati me vila të larta dhe të bukura, por tragjedinë që ndodhi më 15 mars të vitit 2008 banorët e këtij fshati nuk do ta harrojnë kurrë, kjo për shkak të një shpërthimi që ndodhi në një "fabrikë" për demontimin e armëve.

Nga ky shpërthim humbën jetën 26 persona, midis tyre dhe fëmijë të vegjël. Në këtë fabrikë njerëzit punonin në kushte çnjerëzore.

Shumë familjeve iu shkatërrua jeta për shkak të kësaj tragjedie. Një prej tyre është edhe Regina Murati. Sot, ajo është 17-vjeç, por jeta e saj ka ndryshuar tërësisht për shkak të kësaj tragjedie.

Në një intervistë për emisionin ‘’Top Story’’ ajo ka treguar se si kur ishte vetëm 6 vjeç një predhë e goditi.

Mes dhimbjes ajo ka thënë:

Më vjen keq për fytyrën dhe ballin që më janë bërë kështu. Atë që ndodhi nuk do ta harroj kurrë.’’

Vajza mbeti pa ndjenja dhe ai moment i ndryshoi gjithë jetën, pasi Regina humbi një krah. Ditën e nesërme bëhen 11 vite nga tragjedia e Gërdecit, po ende nuk ka asnjë “fajtor” për këtë ngjarje që ka lënë shumë plagë pas.