JOQ Albania
Home

Drogë e paketuar si çokollatë dhe municione, arrestohen babë e bir në Patos
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 14/03/2019 10:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Policia e Patosit në kuadër të operacionit "Befasia" ka vënë në pranga dy persona nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Policia ka bërë me dije se të arrestuarve babë e bir A.L, 55 vjeç dhe A.L, 26 vjeç u janë gjetur dhe sekuestruar një sasi kokaine, kanabisi dhe lëndë narkotike në formën e çokollatës.

Gjatë operacionit  policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë 900 gram lëndë narkotike në formë çokollate, 9 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, 6 doza me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 1 peshore elektronike e cila shërbente për ndarjen e drogës në doza të vogla, 1 Pistoletë tip Bereta me 1 krehër dhe 3 fishekë, 4 pasaporta me identitete të ndryshme, 5 aparate celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftar”, thuhet në njoftimin e policisë.