JOQ Albania
Home

Rama tallet keq me Veliajn: Lali e ka festën në datë 17
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 14/03/2019 12:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme, ndonëse koha nuk ishte shumë e mirë Kryeministri Edi Rama ka shkruar në qytetin e Elbasanit, ku prej vitesh ky qytet është kthyer në simbolin e "Ditës së Verës".

Nga Elbasani Rama nuk i ka kursyer thumbat për kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili ka vendosur që festimet dhe organizimet për këtë ditë, t’i bëjë në datën 17, por nuk ka lënë pa përmendur edhe kreun e demokratëve, Lulzim Basha, i fundit ky, që ka njoftuar se në datën 16 mars do të mbahet protesta më e madhe.

Rama ka thënë:

Gëzuar ditën e Verës, këtë vit është e veçantë se Lala e feston në 14, Luli e feston në 16, ndërsa Lali e feston në datën 17.”

Risjellim në vëmendje se Veliaj i shtyu festimet e Ditës së Verës me pretendimin se do të kishte "shi me gjyma", po deri më tani moti duket i qëndrueshëm, pavarësisht uljeve të temperaturave.

Në fakt data 17 përkon edhe me paradën e 17 majit të LGBT, por nuk dihet nëse Rama ka aluduar këtë datë apo thjeshtë ka qenë rastësi.