JOQ Albania
Home

Messi i mahnitur nga Ronaldo: Ajo që bëri ishte e pabesueshme
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 14/03/2019 13:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Cristiano Ronaldo shënoi tri gola ndaj Atleticos ditën e martë duke i siguruar kualifikimin e madh Juventusit në çerekfinalet e Champions League.

Ndërkaq, të mërkurën ishte Messi ai që u përgjigj me dy gola dhe dy asiste ndaj Lyonit.

Sigurisht, në distancë janë duke vazhduar të garojnë, edhe pse shpesh nuk thurin elozhe për njëri-tjetrin.

Por, akullin e ka thyer argjentinasi, që pas ndeshjes me Lyon, i pyetur për Ronaldon, tri golat dhe Juventusin e përgëzoi portugezin.

Ai tha:

Ajo që bëri Cristiano me Juven është e pabesueshme. Një surprizë e madhe, sepse besoja se Atletico Madrid do të luante më fort në fushë. Por, Juventusi u tregua i zoti, ka shumë potencial dhe Cristiano ka jetuar një natë magjike me ato tri golat".