JOQ Albania
Home

’’Sikur ka diçka të keqe përpara’’, kjo është gruaja që e parandjeu një javë para tragjedinë ku humbën jetën 157 njerëz
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 14/03/2019 14:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Disa ditë më parë avioni i kompanisë ajrore  “Ethiopian Airlines” u rrëzua dhe të 157 pasagjerët që ndodheshin në bord humbën jetën.

Nga ky aksident i rëndë ajror kanë humbur jetën edhe 5 anëtarë të së njëjtës familje. Një javë para se të ndodhte ky aksident, Carol Karanja, i dërgoi një mesazh të motrës së saj, në të cilin i shkruante se kishte një parandjenjë se diçka jo e mirë do të ndodhte.

Në mesazhin që ajo i nisi motrës shkruhej:

Zemra ime nuk është shumë e ngazëllyer, ndihem sikur ka diçka të keqe përpara, por unë nuk e di se çfarë.’’

Ajo ishte duke udhëtuar nga Kanadaja në Kenia me tre fëmijët dhe nënën e saj. Po ashtu mediat ndërkombëtare shkruajnë se  Carol i kishte kërkuar para se të hipte në avion të motrës që të lutej për të.

Tre fëmijët e saj që mbetën të vdekur nga ky aksident ishin Ryan Njoroge, Kellie Pauls  dhe Rubi Pauls.