JOQ Albania
Home

Evra publikon mesazhet në WhatsApp, zbulohet çfarë i shkroi Ronaldo para përmbysjes ndaj Atleticos
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 14/03/2019 16:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Patrick Evra, mbrojtësi francez që ka veshur fanellën e Juventusit në të kaluarën, duket se ka besuar tek përmbysja e madhe e Juventusit ndaj Atleticos.

Evra ka publikuar në Instagramin e tij një bisedë të bërë me Cristiano Ronaldon, vetëm 5 ditë para ndeshjes së Champions League.

Mesazhi i tij ishte:

Po llogaris përmbysjen në Ligën e Kampionëve. Unë kurrë nuk kam dyshuar që ju do ia dilni”

Megjithatë, mesazhi i tij nuk ka mbetur pa një përgjigje nga CR7.

Ronaldo i është përgjigjur:

E di. Ne do të kalojmë bro. Në shtëpi do t’i shkatërrojmë ata”

Kujtojmë këtu se Cristiano Ronaldo dhe Patrice Evra ishin shokë të ngushtë te Manchester United.