JOQ Albania
Home

“Si të shkosh në shtrat me m*t në gojë”, dentisti tregon se çfarë ndodh nëse nuk i lani dhëmbët para gjumit
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 18/03/2019 0:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rregulli kryesor i higjienës orale është larja e dhëmbëve të paktën dy herë në ditë. Një herë në mëngjes dhe një herë në darkë, para gjumit.

Por, ndërsa shumë persona as nuk e konceptojnë dot të flenë pa larë dhëmbët, ka të tjerë që i bëjnë “skip” këtij hapi të rëndësishëm.

Një dentist sqaron se të shkosh në shtrat pa larë dhëmbët “është njëlloj si të shkosh në shtrat me m*t në gojë.”

Sado ekstrem mund të duket si krahasim, deri diku është i vërtetë pasi pas ushqimit të gjitha bakteret “strehohen” në dhëmbë.

Nëse nuk i largoni menjëherë pas ushqimit, ato do të shumohen dhe do të jenë rrezik për prishjen e dhëmbëve.

Për më tepër, të gjitha përbërjet acide të ushqimeve që nuk largohen nga dhëmbët janë po ashtu një rrezik për të cilin duhet të shqetësoheni.