JOQ Albania
Home

Sfida më e re në rrjet që degjeneron KM/ Emri i Ramës në WC: RAMA IK!
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 20/03/2019 14:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pakënaqësia ndaj kryeministrit Edi Rama sa vjen dhe rritet çdo ditë. Këtë e tregojnë revoltat e qytetarëve nëpër vendet që Rama ka shkuar të vizitojë. Përtej protestave në terren, të rinjtë kanë vendosur ta shfaqin revoltën edhe nëpër rrjetet sociale. Të rinjtë e FRPD janë ata që kanë nisur këtë sfidë të quajtur #RamaiK.

Në rrjet po qarkullon bujshëm një sfidë që ka të bëjë me kryeministrin Edi Rama, ku me anë të disa pankartave apo letrave, qytetarë të vendit i kërkojnë atij të largohet nga qeveria dhe të japë dorëheqjen.

Sfida konsiston në hedhjen në WC të një letre ku të jetë shkruar "Rama iK" dhe më pas t’i bëjnë foto e ta shpërndajnë në rrjetet sociale. Më pas ato duhet të etikojnë miqtë e tyre që të bëhen dhe ato pjesë e kësaj nisme.

Qëllimi i kësaj sfide është largimi i kryeministrit Edi Rama nga pushteti. Kjo pasi politikat e tij konsiderohen të gabuara, shto këtu edhe kokëfortësinë e kryeministrit.

Një nga aktivistet shkruan:

Nuk duhet të ikin bluzat e bardha nga ky vend, duhet të ikë Rama.”