JOQ Albania
Home

E filmoi masakrën dhe e hodhi në Facebook, masa drastike për ato që shpërndajnë videon e sulmit terrorist në Zelandën e Re
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 20/03/2019 15:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë tronditi Zelandën e Re pak ditë më parë, ku si pasojë e një sulmi terrorist në dy xhami, humbën jetën 49 persona.

Autori i sulmit, Brenton Tarrant e filmoi të gjithë skenën nëpërmjet një video live në Facebook.

Video u bë menjëherë virale dhe u shpërnda me shpejtësi në rrjet.

Kjo ka bërë që policia e Zelandës së Re të marra masa të menjëhershme.

Kushdo që shpërndan ose shkarkon videon do të përballet me gjobë deri në 10 vite burg.

Autoritetet bëjnë me dije se një 18-vjeçar do të dalë përpara gjykatës pasi ka shpërndarë videon.

Ndërkohë një numër i madh sitesh janë bllokuar për shkak se nuk e kanë fshirë videon.

Autoritetet zelandeze po bëjnë çdo gjë për ta hequr nga qarkullimi videon.