JOQ Albania
Home

“Uanda ia flaku në det telefonin Ikardit”
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 20/03/2019 15:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Çifti Uanda-Ikardi është gjithmonë në qendër të vëmenjes.

Sulmuesi prej javësh vazhdon të jetë i përjashtuar nga Interi dhe shkak i këtij konflikti mes lojtarit dhe kloubit zikaltër dytshohet të jetë pikërisht Uanda.

Bashkëshortja dhe njëkohësisht menaxherja e argjentinasit, thuhet se merr ç’do vendim për jetën e tij dhe e ka në kontroll të plotë sulmuesin.

Së fundmi gazetari argjentinas, Angled De Brito ka bërë publike një histori mes çiftit, teksa bëhet fjalë për disa vite më parë, kur Mauro dhe Uanda kishin shkuar diku me pushime.

Vanda Nara ishte e vetëdijshme se shumë femra të bukura po mundoheshin t’i afroheshin Mauros së saj.

Gjithashtu, ajo ishte në dijeni për një telefon celular të dytë të cilin sulmuesi po e përdorte për pjesën e privatësisë. Mirëpo, pikërisht telefoni i dytë në atë dytë relaksi në një jaht, u bë mollë sherri për të dy.

Vanda e kishte vërejtur se Ikardit i kishte mbërritur një mesazh aspak i pëlqyeshëm, teksa reagimi ishte tepër i ashpër

Bashkëshortja e sulmuesit të Interit nuk u përmbajt, duke e hedhur telefonin e sulmuesit në det.

Kjo tregon edhe njëherë hapur se Uanda e ka bërë zap Ikardin dhe se sulmuesi nuk mund të bëjë asnjë veprim pa miratimin e saj.