JOQ Albania
Home

E reja nuk do t’ia dijë për të dashurin/ Shpërndan ftesat e dasmës, pa e pyetur fare
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 20/03/2019 15:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një vajzë ka vendosur të shpërndajë ftesat e dasmës edhe pse i dashuri, i saj nuk kishte propozuar për martesë dhe jo më të kishin lënë një datë për këtë gjë.  E reja ka vendosur ta bëjë këtë gjë, pasi në një test të bërë në Facebook i kishte rezultuar se do të martohej këtë vit.

Kaq është dashur që e reja të bëjë gati ftesat e dasmës dhe të njoftojë gjithë miqtë e saj edhe pse i dashuri nuk i kishte propozuar për martesë fare. Miqtë dhe familjarët e saj janë hutuar kur kanë parë ftesat, pasi çifti nuk kishte caktuar asnjë datë.

Foto ilustruese

Kurse i dashuri i saj është shprehur se edhe pse ata kishin vite që ishin të lidhur bashkë, ata nuk kishin folur kurrë për një martesë.

‘’The Sun’’ ka shkruar se vajza nuk ka pasur nevojë që i dashuri i saj t’i propozojë sepse i ka mjaftuar përgjigjja e kuizit në Facebook.

Ndërsa miqtë e të resë e kanë cilësuar këtë gjë si qesharake.

Disa prej tyre kanë thënë:

 Edhe pse ata kanë shumë vite me njëri tjetrin, dhe duhen, ata nuk kishin plan për t’u martuar.”