JOQ Albania
Home

Muaji i Shenjtë i Ramazanit nis në Maj
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 20/03/2019 15:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Muaji i shenjtë i Ramazanit, muaji më i shenjtë për të gjithë besimtarët myslimanë këtë vit do të nisë më 6 maj dhe do të përfundojë më 3 qershor.

Këtë vit besimtarët myslimanët do të agjërojnë 29 ditë.

Në muajin e Ramazanit besimtarët myslimanë janë të obliguar të agjërojnë 30 ditë pa ndërprerë, nga agimi në mbrëmje, duke plotësuar një nga pesë shtyllat kyçe të fesë Islame.

Përveç ngrënies, pirjes, kryerjes së marrëdhënieve seksuale, myslimanëve gjatë agjërimit u ndalohen edhe disa gjëra të tjera, që shpjegohen sipas fesë Islame.

Muaji i Ramazanit konsiderohet si muaj i mëshirës, solidaritetit, mirëqenies, ndihmesës etj.