JOQ Albania
Home

U ngritën menjëherë në detyrë, këta janë prokurorët me pasuri të dyshimta që do të kalojnë në sitën e vettingut
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 20/03/2019 15:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Radha për të kaluar në sitën e Vettingut u ka ardhur dy prokurorëve të Tiranës, Kolë Hysenaj dhe Genc Qana. Këto të dy kanë hetuar çështjen e shumëpërfolur “Babale”. Si Qana dhe Hysenaj rezultojnë me pasuri të mëdha, pjesa më e madhe e të cilave vijnë nga paga, ndërsa përfshihen edhe troje, apartamenta apo dhurata të shtrenjta.

Kujtojmë këtu se Genc Qana sapo mori në dorë çështjen “Babale”, u emërua zv. kryetar i Prokurorisë së Tiranës. Në deklaratat e mëparshme të pasurisë, Qana zotëron tre apartamente, ku njëra është dhuratë nga vjehrri dhe ka vlerën e 100 mijë eurove. Ai gjithashtu ka në pronësi 5 automjete, të blera në vite të ndryshme dhe nuk ka shitur asnjë prej tyre.

Nga ana tjetër, Kolë Hysenaj ka një pasuri të madhe ku të ardhurat kryesore janë nga paga, shto këtu edhe fitimet e një lokali pranë Prokurisë së Tiranës me 7-8 tavolina. Në deklarimet e tij, Hysenaj ka blerë një shtëpi në vitin 2001 për shumë e 2 milion lekëve të reja, ku pjesën më të madhe të shumës e ka marrë borxh te familjarët.

Ndërkohë ditën e sotme ai rezulton pronar i 1000 m2 tokë në Mullet, me vlerë 390 mijë lekë të reja, të cilën e ka blerë në 2008-ën. Gjatë kohës që ishte në krye të Prokurorisë së Korçës, (2016-2017) Hysenaj investoi 130 mijë euro pasuri të paluajtshme në qendër të qytetit. Hysenaj ishte në listën e zezë të kryeministrit Edi Rama, ku sëbashku me 99 zyrtarë të tjerë ishte i përfshirë në afera korruptive.

Me të marë ndë dorë çështjen “Babale”, Hysenaj gradohet drejtues i Seksionit të Antitrafiqeve në Prokurori. Në tetor të 2018-ës, ata u ngarkuan për të hetuar personat e akuzuar për “kallzim të rremë” në çështjen “Babale”. Pas përfundimit të hetimeve, ata morën të pandehur ish-deputetin demokrat Ervin Salianji, gazetarin Jetmir Olldashi dhe Albert Veliun. Përsa i përket dyshimeve për përfshirjen e Agron Xhafajt në trafikun e narkotikëve, ata nuk kryen asnjë hetim.