JOQ Albania
Home

Transportoi 4 ton kokainë në Amerikë, arrestohet ish-ylli i La Ligës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 20/03/2019 15:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-futbollisti i njohur, Xhon Viafara ka përfunduar në telashe të mëdha.

Ai është arrestuar ditën e djeshme dhe mbi të rëndon akuza për trafik droge.

40-vjeçari i cili në të kaluarën ka qenë pjesë Real Sosiedadit tashmë është papa hekurave.

Viafara u arrestua në qytetin kolumbian të Kalit, pas një operacioni të DEA-s amerikane me policinë lokale.

Ish-futbollisti i njohurdyshohet se është pjesë e një grupi kriminal, që ka transportuar 4 ton kokainë në SHBA.

Kolumbiani ka luajtur edhe 34 ndeshje me kombëtaren e Kolumbisë, në mes të viteve 2003-2010.

Ai u tërhoq nga futbolli në vitin 2015.