JOQ Albania
Home

U kapën me 81 kg kokainë në makinë, dënohen shqiptarët
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 20/03/2019 15:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Këtë të hënë dy shqiptarë janë shpallur fajtorë për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe u dënuan me 10 vite e 6 muaj burg secili.

Fitim Prençi 39 vjeç dhe Haxhi Shehu 35 vjeç, u kapën në 13 mars të vitit 2018 me 81 kg kokainë.

Dy shqiptarë të arrestuar nga policia angleze një vit më parë të kapur me drogë, janë shpallur fajtor.

Ata po udhëtonin me një makinë tip “Ford Focus” dhe gjatë një kontrolli iu sekuestrua sasia e lëndës narkotike.

Po ashtu të dyshuarve iu gjet edhe një shumë e madhe parash e cila dyshohet se është fryt i aktivitetit të jashtëligjshëm.

Kështu pas hetimeve një vjeçare, Prençi dhe Shehu u shpallën fajtor nga gjykata e Southwark Crown Court.