JOQ Albania
Home

Gjenocidi në Srebrenicë/ Dënohet me burgim të përjetshëm Radovan Karaxhiç
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 20/03/2019 15:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme Gjykata e Hagës ka dënuar me burgim të përjetshëm kriminelin e luftës Radovan Karaxhiç. Ndërsa ditën e mërkurë Gjykata e Hagës e dënoi me 40 vite burg, por Karaxhiç e apeloi vendimin.

Pas apelimit të tij gjykata mori vendimin për burg të përjetshëm. Afër 20 vjet pas masakrës së Srebrenicës, përgjegjësi kryesor politik, ish-drejtuesi i serbëve, Radovan Karaxhiç, 73 vjeçar u dënua me burgim të përjetshëm.

Radovan Karaxhiçin e bëjnë përgjegjës për krimet më të tmerrshme të luftës, që u kryen në Bosnjë-Hercegovinë në luftën gati katërvjeçare (1992-1996).

Karaxhiçi, ndërkohë 73 vjeç, sipas akuzës mban si ish-udhëheqës i serbëve në Bosnjë-Hercegovinë përgjegjësi për gjenocidin ndaj 8000 burrave dhe djemve myslimanë në qytetin e Bosnjës Lindore Srebrenicë. Veç kësaj atë e akuzojnë për krime kundër njerëzimit.