JOQ Albania
Home

Pamjet/ Vendi ku 32-vjeçari ra nga ura dhe gjeti vdekjen tragjike
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 20/03/2019 16:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditë e sotme.

Një 32-vjeçar ka humbur jetën pasi u rrëzua nga ura e Përbregut në Rrugën e Kombit.

Mësohet se viktima është Alfred Frroku.

Ky i fundit gjeti vdekjen e menjëhershme, pasi lartësia nga e cila ra ishte shumë e madhe.

Mësohet se viktima ishte banues në Lezhë dhe po punonte për rregullimin e urës në vendin e quajtur ish- Uzina e Bakrit.

Njoftimi i policisë:

Kukës.

Informacion paraprak.Më datë 20.03.2019, në aksin rrugor Kukës-Morinë, shtetasi A.F., 32 vjeç, banues në Lezhë, punëtor i firmës kontraktuese për rregullimin e Urës në vendin e quajtur ish Uzina e bakrit, duke punuar ka rënë nga ura, ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.