JOQ Albania
Home

Merr fund makthi, Ikardi rikthehet në stërvitje me Interin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 20/03/2019 16:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas disa javëve mosmarrëveshje mes Ikardit dhe drejtuesve të Interit, gjërat më në fund duket se janë sheshuar.

Drejtori i zikaltërve, Beppe Marotta ka zhvilluar sot një takim me avokatin e lojtarit, Paolo Nicoletti për të zgjidhur njëherë e mirë ngërçin.

Marotta dhe Nicoletti kanë qëndruar rreth një orë duke diskutuar mes tyre për të ardhmen e ish-kapitenit dhe në fund të dy janë shfaqur së bashku.

Sipas informacioneve të dala nga “Sky Sport” dhe të gjitha mediet e tjera në Itali është se Icardi do të kthehet që nesër në stërvitje me grupin.

Kjo do të thotë se argjentinasi do të vijojë të përgatitet normalisht me lojtarët e tjerë nën drejtimin e trajnerit Spalletti.

Madje, me të gjithë gjasat do të tentojë të jetë në fushë në ndeshjen ndaj Lazio, më 31 mars.