JOQ Albania
Home

Policia greke rrethon ambasadën shqiptare në Athinë, gazetarit i ndodh e paimagjinueshmja
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 20/03/2019 16:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme një incident ka ndodhur në Ambasadën Shqiptare unë Athinë. Një numër i madh policësh grekë e kanë rrethuar Ambasadën Shqiptare, ku shkaku ishte hyrja e gazetarit shqiptar në ambientet e ambasadës.

Gazetari Shpëtim Zinxhiria kishte paralajmëruar ditën e djeshme se do të shkontë në ambasadën tonë në Athinë, pasi shoferi i ambasadës i kishte marrë nga dora celularin e ja kishte thyer në toikë pak kohë më parë. Gazetari Zinxhiria ka shkuar për t’i kërkuar lekët për telefonin që i ka thyer pa të drejtë.

Paralajmërimi që kishte bërë gazetari:

Nesër do shkoj në ambasadën tonë në Athinë, të takojë këtë shofer të ambasadores që bëri bodigardin në vendin dhe kohën e gabuar. Do ti kërkojë të më paguaj telefonin, në të kundërtën do t`ja kërkoj atë MPJ së Shqipërisë. Më në fund ka një ndërgjegjësim nga shteti shqiptar për sjelljen e këtyre njerëzve, që nuk meritojnë vende të tilla pune.”

Ditën e sotme këtë paralajmërim ai e ka bërë fakt dhe ka shkuar në ambasadën tonë në Athinë.
Sapo është futur në ambientet e brendshme të ambasadës, ay kanë ardhur forca të shumta policie ku kanë krijuar edhe një situatë të rrëmujshme sikur të ishte futur brenda ambienteve ndonjë person i rrezikshëm.

Gazetari shpjegon situatën që ka ndodhur:

E mërkurë ora 13 në mesditë, 20 policë me motoçikleta një furgon dhe një makinë kanë rrethuar për 30 minuta ambasadën tonë në Athinë, duke krijuar një imazh se diçka e madhe kishte ndodhur. Por…ambasada duket në një shtetrrethim dhe kjo për injorancën shqiptare duke krijuar një imazh negativ, për faj të mungesës së profesionalizmit të drejtueses së kësaj ambasade. Pyetja shtrohet se
kur do të ndryshojnë këto gjëra të pakëndshme dhe të tipit gestapo…
30 minuta para se të vinte policia mbyllet dera e jashtme e zyrës konsullore, duke lënë si brenda dhe jashtë emigrantët në pritje."

Nuk dihet arsyeja se përse ka ardhur policia greke, ku ka rrethuar edhe ambasadën. Pasi ka mbërritur policia, emigrantët u futën brenda zyrës konsultore ku janë nxjerrë jashtë.

Gazetarit Zinxhiria ju ndalua që të dilte me emigrantët që po prisnin jashtë. Kjo pasi ambasadorja kishte thirrur policinë për të arrestuar gazetarin.