JOQ Albania
Home

Eksperiment social/ Djali bën sikur i bie 5 mijë lekëshi nga dora, këto janë gjestet e elbasanllinjve
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 20/03/2019 16:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Disa të rinj nga qyteti i Elbasanit kanë realizuar një eksperiment social në rrugët e qytetit dhe e kanë dërguar videon pranë redaksisë së JOQ Albania.

Ata hedhin lekë në rrugë dhe filmojnë reagimet e qytetarëve kur gjejnë 5 mijë lekëshin

Shumica e qytetarëve e marrin kartëmonedhën dhe e fusin në xhep, teksa ata vazhdojnë të filmojnë, avazi vazhdon.

Mbase disa e marrin se kanë nevojë për të, duke marrë parasysh rrogat e ulëta, e disa të tjerë e marrin sepse thjesht e konsiderojnë fat dhe në këto rast thuhet “fatit nuk i mbyllet dera”.

Pyetja që bie pasi shikojmë këtë video është: Si do vepronit ju në një situatë të tillë?