JOQ Albania
Home

Nesër protesta e opozitës/ 1500 policë në terren e Tirana në “shtetrrethim”, çfarë pritet të ndodhë?
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 20/03/2019 17:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e nesërme në orën 09: 30, gjatë kohës që do të mbahet edhe seanca parlamentare, opozita ka parashikuar protestën e radhës jashtë Kuvendit të Shqipërisë.

Rreth 1500 forca policie, Garda dhe FNSH pritet të jenë të gatshëm ditën e nesërme përballë protestuesve.

Policia ka rrethuar me gardh hekuri zonën, duke nisur nga hyrja e parlamentit e deri tek Kalaja e Tiranës.

Këtë herë ndryshe nga hera e kaluar, bazamentet janë forcuar me beton.

Edhe në protestën e fundit që u mbajt nga qytetarë dhe militantë të PD dhe LSI, ndaj tyre u hodh gaz lotsjellës.

Me pankarta në duar ku shkruajnë RAMA IK! protestuesit do të gjenden nesër jashtë ambienteve të Kuvendit për të kërkuar largimin e kreut të qeverisë.