JOQ Albania
Home

Historiani zviceran: Edi Rama u shtiret europianëve si njeri i ndriçuar, e qeveris Shqipërinë part time
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 20/03/2019 17:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Oliver Jens Schmitt është historiani dhe politologu zvicerian i cili ka botuar një artilull në gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. Në artikullin me titull "Nën presion", historiani zvicerian flet për mënyrën sesi kryeministri Edi Rama e qeveris Shqipërinë.

Jens Schmitt e ka konsideruar Ramën si një demagog që u shiret europianëve si një figurë e ndriçuar, ndërsa atdheun e vet e qeveris me dorë të fortë.

Sipas gazetës, në Shqipëri televizioni shtetëror nuk është në qendër të revoltës, por edhe aty gjendja nuk paraqitet aspak më e mirë.

Ja çfarë shkruhet më tej në artikull:

Ndër sunduesit autoritarë të Ballkanit Perëndimor, Edi Rama ia ka dalë më së miri deri tani t’ia paraqesë ‘fshatrat e Potjemkinit’ publikut perëndimor. Ai prezantohet si artist alternativ, që qeveris part time një shtet ballkanik. Brenda vendit, deri në protestat e studentëve, Edi Rama kishte ‘mbytur çdo kundërshtim me dorë të fortë e me kontroll të plotë të mediave.”

Libri i Oliver Jens Schmitt “Skënderbeu, Aleksandri i ri në Ballkan”, një biografi kritike e Gjergj Kastriot Skënderbeut, shkaktoi një debat të nxehtë në Shqipëri.

Një gazetë kombëtare e përditshme zvicerane “Tages-Anzeiger”, botoi intervistën e Schmitt-it dhënë gazetarit Enver Robelli në Tiranë më 25 shkurt 2009, në të cilën theksohet se Schmitt pretendon se nëna e Skënderbeut, Vojsava, ishte serbe, një anëtare e familjes Brankovi dhe se ndoshta mbiemri i Kastriotit rrjedh nga fjala greke kastron (fort).

Me këtë deklaratë, ndaj Oliver Jens Schmitt-it u ngritën kritika të forta, i cili po tentonte të anatemonte heroin tonë kombëtar.