JOQ Albania
Home

Ky është biznesmeni i njohur që e vranë me armë zjarri
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 20/03/2019 17:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ferdinand Polia 36 vjeç është personi i cili ka mbetur viktimë i një atentati të ndodhur ditën e sotme në fshatin Grudë të Shkodrës.

Ai ishte një biznesmen i njohur në zonë dhe njihej shkurt si "Nardi i Bujtinave", emër dhe personash mjaft i lakuar në turizmin shqiptar.

Polia mësohet se kishte në pronësi një bujtinë në Theth së bashku me vëllain e tij të madh.

Viktima ishte duke udhëtuar me automjetin e tij në momentin kur është vënë nën “shënjestër” dhe drejt tij janë shtirë disa plumba.

Ai mundi të shkonte i vetëm për në spital ku ka ndërruar edhe jetë për shkak të plagëve të marra, të cilave ai nuk ka mundur t’i mbijetojë.

Priten detaje të tjera nga ngjarja e rëndë…