JOQ Albania
Home

Ka ndryshuar pas vdekjes së reperit, Ariana Grande zbulon arsyen përse takon ish-të dashurit
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 20/03/2019 17:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Këngëtarja Ariana Grande është një ndër këngëtaret më të përfolura, sidomos pas vdekjes së ish-të dashurit të saj Mac Miller. Reperi 26-vjeçar ka qenë i dashuri i këngëtares për 2 vite, derisa secili zgjodhi rrugën e vet në jetë.

Kohët e fundit, këngëtarja është takuar me disa nga ish-partnerët e saj. Sipas disa artikujve të botuar nga mediat rozë, kjo ka ndodhur pasi Grande dëshiron të kuptojë çfarë ka çuar në dështimin e secilës marrëdhënie dhe gjithashtu të lërë pas konfliktet me ta.

Gjatë kohëve të fundit ajo është parë në shoqërinë e Big Sean dhe Ricky Alvarez, ndërkohë që shumë shpejt pritet të nisë turin e saj të radhës “Sweetener”.

Në koncertin "Albany" që u mbajt para pak kohësh, Grande e hapi koncertin e saj me nota muzikore të krijuara nga ish-i dashuri i saj Mac Miller, i cili ndërroi jetë shtatorin e vitit të kaluar.

Mesa duket këngëtarja ka qenë shumë e lidhur me të dhe nuk mundet ta harrojë dot tragjinë e ndodhur para një viti.