JOQ Albania
Home

Biznesmenin e njohur nga Shkodra e qëlluan me më shumë se 20 plumba, zbulohen të tjera detaje
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 20/03/2019 18:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Qyteti i Shkodrës është tronditur nga një tjetër vrasje që ka ndodhur pasditen e sotme. Ferdinand Polia 35 vjeç është personi i cili ka mbetur viktimë i një atentati të ndodhur ditën e sotme në fshatin Grudë të Shkodrës.

Ai ishte një biznesmen i njohur në zonë dhe njihej shkurt si "Nardi i Bujtinave", emër dhe personash mjaft i lakuar në turizmin shqiptar. Polia mësohet se kishte në pronësi një bujtinë në Theth së bashku me vëllain e tij të madh.

Viktima ishte duke udhëtuar me automjetin e tij në momentin kur është vënë nën “shënjestër” dhe drejt tij janë shtirë mbi 20 plumba.

Në makinë me viktimën ka qenë edhe një person tjetër i cili është jashtë rrezzikut për jetën. Identiteti i personit i cili ishte në mjet me viktimën ende nuk është bërë i ditur për arsye hetimore. Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja. Një motor është gjetur i djegur te "Ura e Mesit".

Dyshohet se motori i djegur është i autorit i cili e ka kryer i vetëm atentatin e rëndë. Mësohet se viktima nuk ka qenë më parë i njohur nga Policia e Shtetit. Madje njihej si një person social, i dashur dhe jo problematik.

Disa muaj më parë, kur dëbora bllokoi Thethin, Polia ishte një nga banorët e Thethit që kërkonte publikisht investime për zonën. Polia apelonte që të ndërhynte shteti për të larguar dëborën, ndërsa sot është vrarë në rrethana mafioze në mes të fshatit Grudë në Shkodër.