JOQ Albania
Home

“Nxënësit e Bulqizës u helmuan me lëndë kimike”
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 20/03/2019 18:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka denoncuar rastin e ndodhur ditën e sotme në Bulqizë, ku disa nxënës u helmuan.

Në një postim në profilin e saj në Facebook, Vokshi shkruan se nxënësit u helmuan me lëndë kimike.

Nga ana tjetër, ajo ka akuzuar gjithashtu edhe Ministrinë e Arsimit, pasi nuk po punon për arsimimin e nxënësve.

Vokshi vendos në akuzë qeverinë dhe ministren Besa Shahini për të gjithë këtë situatë.

Postimi i plotë:

Dhjetëra fëmijë rrezikuan jetën në Bulqizë, pasi dyshohen se u helmuan nga lëndër kimike, në përbërje të mjeteve mësimore.

Edhe në këtë, rast Drejtoria Arsimore në Dibër dhe Ministria e Arsimit në Tiranë nuk raportuan ngjarjen, ashtu siç ndodhi pak muaj më parë, në shkollën e Shupenzës në Bulqizë, ku u helmuan 60 nxënës.

Të dy rastet janë të dyshuara si shkak i tenderave korruptive, që jepen për infrastrukturën dhe didaktikën mësimore në shkolla.

Është papërgjehjshmëri totale e Ministres së Arsimit Besa Shahini që duhet të ishte prononcuar së pari për t’u kërkuar ndjesë prindërve të fëmijëve, të helmuar, sepse në vend të plastelinës, në shkolla përdor sapunin 15 lekësh…( edhe ky mjet mësimor i shkollave të Rilindjes, duket si një kujtesë jo e rastësishme e jetës në komunizëm).

Por ministrja private e Ramës, Besa Shahini, e “stërvitur” nga mjeshtrat e propagandës, ka vrapuar të mbyllë skandalin e radhës me kolegen e shëndetësisë Manastirlliu, si duket ka dhënë urdhër që laboratori i analizave t’i nxjerrë shëndosh e mirë nxënësit e helmuar gjatë orës së vizatimit!
Këto ngjarje të rënda, me pasoja fatale në shëndetit e fëmijëve dëshmojnë edhe një herë që Qeveria nuk e ka prioritet arsimimin, por tenderimin!

Ndaj edhe investimet në imfrastrukturën e shkollave, laboratorë dhe kabinetet IT, mjete e pajisje, dhe didaktikë janë pothuajse zero.

Kjo është arsyeja që në vetëm 3 vite kanë braktisur bankat e shkollave 133 mijë nxënës, ndër ta 26 mijë janë larguar nga vendi për një arsimim më të mirë.
Protesto 21 Mars
Protesto për arsimim cilësor e të barabartë për të gjithë.