JOQ Albania
Home

“Sa po vij nga policia”, studenti mesazh për Ramën: S’ke parë gjë akoma!
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 20/03/2019 19:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmjen e sotme në protestën e banorëve të Astirit ishin të pranishëm edhe aktivistë nga shoqëria civile, por jo vetëm.

Protestës iu bashkua edhe Petrit Vasili, i cili paralajmëroi policinë që të mos shkojë tek banorët, duke theksuar se e gjithë Tirana do të jetë me ta.

Nga ana tjetër, në protestë ka folur dhe një nga studentët, i cili u shoqërua në komisariatin e Policisë pas protestës së madhe të opozitës të mbajtur më 16 mars.

Studenti iu drejtua kryeministrit Edi Rama, duke i thënë se nuk ka parë gjë akoma.

Ai u shpreh:

Sa po vij nga Policia e Tiranës sepse isha i shoqëruar. Kisha kohë që nuk e provoja këtë kënaqësi. Unë do I drejtohem Edi Ramës me fjalët e tij të preferuara; ‘S’ke parë asgjë akoma”

Live nga protesta e banorëve të "Unazës së Re".

Publiée par JOQ Albania sur Mercredi 20 mars 2019