JOQ Albania
Home

Fundoset anija e mbushur me 2,000 makina luksoze, 37 Porsche përfundojnë në fund të oqeanit
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 20/03/2019 19:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një anije italiane që ishte nisur për në Brazil ndërsa mbante me vete rreth 2,000 makina, ka përfunduar në fund të detit.

Anija e mbushur me kontenierët që po transportonte edhe 37 Porsche u përfshi nga flakët në Oqeanin Atlantik vetëm pak pasi ishte nisur nga Franca.

Të gjithë 27 anëtarët e ekuipazhit në bord u shpëtuan nga ushtria britanike ndërsa autoritetet franceze filluan të pastrojnë një derdhje të naftës të shkaktuar si pasojë e fundosjes.

Anija u fundos me 12 mars rreth 150 milje detare në jugperëndim të Brestit, Francë, në një thellësi prej 4600 metrash nën sipërfaqen e oqeanit.

Prodhuesi gjerman i makinave Porsche konfirmoi të martën se anija e fundosur mbante katër modele të 911 GT2 RS.

Prodhimi i këtij modeli të veçantë përfundoi në shkurtin e kaluar, por Porsche do të prodhojë pak më shumë për të kompensuar dërgesën e humbur, sipas Carscoops.

Çdo automjet vjen me një çmim të shitjes me pakicë prej rreth $ 293,200. JOQ Albania