JOQ Albania
Home

“Veliaj detyron punonjësit të çojnë në shesh nga 5 persona secili”
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 20/03/2019 19:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kongresi i Partisë Socialiste pritet të mbahet më 23 mars, në orën 11:00, ku pritet edhe konfirmimi i kandidaturave për zgjedhjet lokale. Lidhur me mbajtjen e këtij kongresi ka reaguar edhe zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa.

Kjo e fundit shprehet nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook se Veliaj ndërsa kërkon një mandat të dytë për Tiranën, i detyron punonjësit që të çojnë nga pesë persona secili në shesh. Zhupa shprehet se ndonëse Veliaj erdhi me premtimin se do të ketë 0 ndërtime në Tiranë, në fund të mandatit rezultojnë të dhëna 390 leje ndërtimi.

Po ashtu Zhupa ka publikuar një poster të cilin si i pari poster i vërtetë i Tiranës së këtyre 4 viteve.

Postimi i Ina Zhupës:

Të shtunën Erioni Betoni kërkon një mandat të dytë per Tiranën që Duan Oligarkët dhe Mafia e ndërtimit!
Detyron punonjesit qe te cojne nga 5 persona secili me vete ne shesh per tu dukur qe ka mbeshtetje, nderkohe qe qytetaret e Tiranes e kane braktisur.
Nga zero ndertime ne Tirane si premtim elektoral, sot kemi numer rekord ndertimesh dhe kullash, duke arritur ne 390 leje ndertimesh per vitet e Veliajt ne krye te bashkise Tirane.
Sot Tirana i sherben xhepave dhe kullave te Shkelqim Fushes, i sherben komplekseve dhe kullave te Edmond Begos, i sherben kullave te ish pronarit te bixhozit Dajlan Avdia, i sherben xhepave te firmes se vajzes se kryeministrit, i sherben xhepave te nje grushti oligarkesh qe e kane kthyer betonieren ne simbolin e qytetit.
Ju prezantoj me posterin e pare te vertete te Tiranes se ketyre 4 viteve ne qeverisjen e Erioni Betonit.
Per me shume mund te ndiqni edhe videon ne: https://youtu.be/KUyRDUHzsvY"