JOQ Albania
Home

Banorët e Astirit i vënë “flakën” Edi Ramës
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 20/03/2019 19:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej disa muajsh banorët e Astirit po protestojnë kundër projektit të "Unazës së Re" që ka si plan prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre. Mbrëmjen e sotme banorët i kanë vënë flakën posterit të Ramës që disa nga ata vetë po e mbanin në duar ato momente.

Ky ka qenë një mesazh i naftëtarëve, minatorëve e shumë grupeve të tjera sociale, pjesë në shoqërinë shqiptare që kohët e fundit kanë protestuar fuqishëm ndaj pakënaqësive që kanë për kryeministrin Edi Rama.

Çdo ditë banorët e Astirit kanë bllokuar rrugën, ku para disa ditësh ata kanë djegur edhe goma makine. Sot protesta e tyre është përshkallëzuar pasi kanë djegur posterin e kryeministrit Rama.